Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e masakrës së Studimes në Vushtrri, ku 116 civilë shqiptarë – gra, fëmijë dhe të moshuar – u vranë brenda vetëm dy orësh nga forcat e regjimit gjenocidal serb.
Osmani tha se plagët e asaj dite të tmerrshme nuk do të shërohen kurrë, por kujtimi për viktimat do të ruhet dhe do të përcillet brez pas brezi.
“Kujtesa për ta është obligim, drejtësia është qëllimi ynë, ndërsa martirët janë testament i përjetshëm i lirisë sonë,” u shpreh Osmani, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes gjallë të kujtimit për viktimat dhe të kërkimit të drejtësisë për krimet e luftës. Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e Studimes”, tha ajo./Arbresh.info
Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
Kosova e mbyll grupin si lider, barazim me Malin e Zi
Orban pranon humbjen, uron Magyarin
Partia e tij po kryeson me 135 ulese ndaj Orbanit, reagon Ma...
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...