Sot bëhen 26 vjet nga vrasja e avokatit Bajram Kelmendi dhe dy djemve të tij Kastriotit dhe Kushtrimit.
Natën e 24 marsit, që përkon me fillimin e bombardimeve të NATO-s, pesë policë me uniformë u futën me forcë në shtëpinë e familjes Kelmendi në rrugën “Vellusha” të Prishtinës duke marrë me vete Bajramin me dy djemtë.
Në mëngjesin e 26 marsit, bashkëshortja e Bajram Kelmendit, tashmë e ndjera Nekibe Kelmendi u informua se kufomat e Bajramit e të dy djemve të saj ishin gjetur në një distributor gazi në rrugën që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.
Vrasja e Bajram Kelmendit, dhe e djemve të tij tronditi kryeqytetin pasi u përhap paniku ndër qytetarë se forcat serbe mund të vrasin edhe personalitete të tjera politike e publike që jetonin në Prishtinë.
Avokati Kelmendi, ishte jurist, si dhe aktivist në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut./Arbresh.info
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë