Në kuadër të aktiviteteve për të shënuar 25-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, sot në Ferizaj u zhvillua gara e parë sportive në volejboll.
Sipas njoftimit, në këtë ngjarje morën pjesë nëntë ekipe, të cilat garuan në ndeshje të forta dhe emocionuese, shkruan Arbresh.info.
“Në finale, u përballën ekipi i Departamentit të Njësive Speciale dhe ekipi i Drejtorisë Rajonale Policore-Ferizaj, ku fitorja i takoi ekipit të Njësive Speciale.”, thuhet në njoftim.
Garat do të vazhdojnë në ditët në vijim me disiplina të tjera sportive, si futboll, qitje, shah, dhe atletikë./Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes