Për nder të 25 vjetorit të Policisë së Kosovës, organizohen disa aktivitete të ndryshme në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Gjatë ditës së sotme, nga ora 10:00 deri në 14:00 do bëhen aktivitetet e Policisë në Bashkësi (DPBP) dhe demonstrimi i disa njësive speciale të PK-së, përfshirë prezantimin e
Njësitit Special të Policisë së Kosovës, Njësia e Dronëve dhe Anti dronëve, etj.
“Në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, janë organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme, përfshirë garat sportive të cilat tashmë janë realizuar, si dhe aktivitete të tjera të cilat do të zhvillohen sot, e deri në ceremoninë qendrore e cila mbahet me 06 shtator 2024.Në aktivitetet e parapara për sot dhe në ceremoninë qendrore pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete nga Kosova, rajoni dhe me gjerë, andaj në vijim ju paraqesim agjendën zyrtare”, bëhet e ditur në noftim./Arbresh.info/
Agjenda e plotë:
10:00 – 14:00: aktivitetet e Policisë në Bashkësi (DPBP) dhe demonstrimi i disa njësive speciale të PK-së në shesh -Vendndodhja: Prishtinë sheshi Zahir Pajaziti.
Aktivitetet e Policisë në Bashkësi (DPBP)
¾ Akomodimi – sistemimi i pjesëmarrësve rreth platosë (fëmijët me balona),
¾ Fillimi i ndeshjes së futbollit: policët e rinj dhe një klub i futbollit U-17,
¾ Parada sheshi ‘Ibrahim Rrugova’–‘Zahir Pajaziti’ një zyrtar–një fëmijë,
¾ Recital nga fëmijët dhe realizim i vizatimeve për Policinë,
¾ Muzikë dhe vallëzim modern nga Policia dhe fëmijët,
Prezantimi nga Njësitë Speciale të PK-së
¾ Njësia e Dronëve dhe Anti dronëve,
¾ Njësia K-9, (njësia me qen),
¾ Njësia për trajtimin e mjeteve eksploduese (NJTME).
Data: 06.09.2024
08:00-16:00 – porta e hapur (Drejtoritë Rajonale të Policisë si dhe stacionet policore organizojnë portën e hapur për qytetarë),
11:00 – 13:00 – ceremonia qendrore -Vendndodhja: hotel Emerald,
14:00 – 15:00 – Aktivitete tjera.
Sallahu: Me Qeverinë Kurti 3 do të themelohet Prokuroria Spe...
Durmishi: Lubizhda është e vendosur të mos lëshojë pe
Ndërpritet përkohësisht seanca në rastin e sulmit të Ibër-Le...
Tre të vrarë nga një shpërthim në Moskë, mes tyre dy oficerë...
Rritja e konsumit dhe ndërprerja e energjisë, KOSTT sot me k...
Shqipëria pranon dërgesën e parë të sistemeve antitank Javel...