Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në 25 vjetorin e rënies përkujton Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.
Përmes një komunikate për media, Abdixhiku ka shkruar se vrasja e tyre ishte një goditje e rendë, raporton arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
“25 vjet më parë, okupatori kishte organizuar një pritë ndaj trimave të lirisë e pavarësisë, me ç’rast edhe ra heroikisht njëri ndër themeluesit dhe komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, bashkë me heronjtë Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Ishte një goditje e rënd për luftën tonë të drejtë. Ashtu edhe u përjetua. Mirëpo, pushka e lirisë dhe pavarësisë jo vetëm që nuk u ndal, por u bë edhe më e fortë. Edhe më qëndrueshme, e më e vendosur, më e motivuar. Dhe e tillë mbeti deri në çlirimin e atdheut. Deri në përmbushjen e amanetit të të rënëve dhe të parëve tanë. Deri në arritjen e lirisë.
Mirënjohës përherë ndaj veprës së tyre, sepse ajo është vetë liria jonë.
Lavdi jetës dhe veprës së heronjve tanë!”/arbresh.info/
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...