Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se më 08.06.2024, në sallën e madhe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të mbahet koncerti, “Shkurte Fejza – 50 vjet, Zëri i Kombit”, duke filluar nga ora 20:00.
Ky koncert mbahet për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe për të shënuar edhe 50-vjetorin e krijimtarisë së Shkurte Fejzës.
“Koncerti do të jetë live dhe në të janë të përfshirë emrat më të mëdhenj të kompozitorëve shqiptarë. Bashkë me Shkurte Fejzën do të performojnë edhe këngëtarët Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Nikollë Nikprelaj dhe dy vajzat e Shkurtës, Gresa dhe Besiana. Koncerti do të përfshijë një reportuar të gjerë të këngëtares Shkurte Fejza” – thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Sipas njoftimit, nga këngët folklorike, popullore dhe ato të lehta që pasqyrojnë luftën, dashurinë dhe ëndrrat e popullit shqiptar, duke u kthyer pas në kohë me copëza historie nga jeta jonë.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë