Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se sot shënohet 24-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit, dokument që sipas saj, premtonte paqe, stabilitet dhe një të ardhme më të sigurt për shqiptarët në Luginë të Preshevës.
Por sipas Sinanit, jo vetëm që asgjë nga kjo marrëveshje nuk është zbatuar, por siç u shpreh ajo, gjendja është përkeqësuar ndjeshëm.
“Shqiptarët në Luginë vazhdojnë të përballen me diskriminim sistematik, mungesë përfaqësimi dhe shpërngulje masive”.
“Sot, përveçse jemi pa zbatim të marrëveshjeve ndërkombëtare, po përballemi edhe me plane shqetësuese si rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, një hap që rëndon psikologjikisht dhe realisht mbi rininë shqiptare të rajonit”, shkroi Sinani.
Tutje, ajo u shpreh se është koha që kjo marrëveshje të mos mbetet më vetëm një faqe arkive, teksa kërkoi angazhim të vërtetë ndërkomkbëtar për ta ndalur diskriminimin.
“Kërkojmë angazhim të vërtetë ndërkombëtar, për të ndalur diskriminimin dhe për të siguruar barazinë e popullit tonë në këtë shtet. Për fëmijët tanë. Për të ardhmen. Për barazinë”, tha ajo./Arbresh.info/
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...