Një 23 vjeçar me inicialet A.B është prangosur pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Petrovë të Shtimes.
Pas intervistimit A.B është liruar në procedurë të rregullt, raporton Arbresh.info.
Ndërsa, përveç tij është intervistuar edhe pronari i armës, një 45 vjeçar, i cili po ashtu pas intervistimit është liruar
“Me datën 05.08.2025, rreth orës 09:00 stacioni policor në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të Shtimes në një dasmë ka të shtëna me armë të zjarrit. I dyshuari është kontaktuar nga policia dhe ka dorëzuar armën, e cila është konfiskuar. Në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, i dyshuari A.B., 23 vjeç është intervistuar. Po ashtu, në vazhdim të hetimeve, është intervistuar edhe personi tjetër i dyshuar A.M.,45 vjeç për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, bën të ditur policia.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia Rajonale e Ferizajt bën apel tek qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në festa, pasi ato rrezikojnë jetën dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.
“Gëzimet le të festohen me zemër, jo me armë !Çdo e shtënë me armë zjarri mund të sjellë pasoja të rënda dhe të pakthyeshme”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...