Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton opinionin publik se në vendin tonë gjatë periudhës 05–30 maj 2025 janë raportuar 23 raste të konfirmuara me fruth.
Përhapja, sipas komunave: Ferizaj (14 raste), Prishtinë (4 raste) Shtime (2 raste), Lipjan (1 rast), Fushë Kosovë (1 rast) dhe Kaçanik (1 rast). Numri më i madh i rasteve të raportuara janë nga komuna e Ferizajt (60.9%) dhe shumica në mesin e fëmijëve të moshës 1–2 vjeç.
“Të gjitha rastet janë të pa vaksinuara dhe mbi 85% të tyre janë të lidhura me institucione parashkollore (çerdhe/kopshte)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Rikujtojmë për prindërit dhe qytetarët se Fruthi është sëmundje shumë ngjitëse, por parandalohet në mënyrë efektive përmes vaksinës MMR.
IKSHPK bën thirrje të fuqishme për vaksinimin e menjëhershëm të të gjithë fëmijëve sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit .
Vaksina MMR (Fruth, Shtyta dhe Rubellë) është falas, e sigurt dhe shpëton jetë.
Për më shumë informata, kontaktoni qendrën më të afërt të vaksinimit në komunën tuaj!
Arben Kingji vizitë zyrtare në Rumani, fokus bashkëpunimi në...
Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...
Barcelona pritet të marrë një kompensim të madh financiar ng...
Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, dy automjete përplase...
Papa Leoni viziton Monakon, bën thirrje kundër pabarazisë gl...
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...