Aktivistë të partive opozitare në anën e Dukagjinit, treguan se janë të vendosur që të përkrahin liderët e tyre në protestën e 17 Shkurtit. Rinia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Vetëvendosjes dhe Nismës, u mblodhën sot në Gjakovë, bënë thirrje për dalje masive në protestë dhe për rrëzim sa më të shpejtë të Qeverisë Mustafa-Thaçi.
Para rinisë së Dukagjinit foli edhe Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, ku tha se opozita e bashkuar është fuqi politike e cila do të ndryshojë realitetin e sotëm në Kosovë.
Konjufca tha se ose duhet hequr dorë nga marrëveshjet, ose të bëhet referendum, ose të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
“Në protestën e 17 Shkurtit për t’i bërë edhe në herë thirrje Qeverisë së Kosovës, kjo është ndër herët e fundit, që i ka përpara tre zgjidhje; zgjidhja e parë është të heqim dorë prej marrëveshjeve, zgjidhja e dytë është referendumi dhe zgjidhja e tretë është zgjedhjet e reja në Kosovë. Për arsye se nuk mund të vazhdojnë të qeverisin me Kosovën edhe njerëz që e kanë shke lë Kushtetutën, edhe që kanë marrë vendime të dëmshme për vendin dhe ata që e kanë coptu vendin. Ata edhe njëherë duhet të dalin në popull, t’i prezantojnë qëllimet e veta të këqija e pastaj të shohin çka po mendon populli për ta. Këto mundësi i ka Qeveria e Kosovës”, tha ai.
Ai tha se ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova, është heqja e njerëzve, siç i quajti ai të korruptuar e të papërgjegjshëm nga udhëheqja e shtetit.
Edhe kryetari i Aleancës së të Rinjve në Gjakovë, Aremnd Shabanaj, ftoi të gjithë rininë që të bashkohen për ndërrimin e qeverisë.
“Jam i bindur që me ndërrimin e kësaj qeverie, do të ndërroj shumëçka në Kosovë, do të ndërroj edhe gjendja jonë si rini. Sot është një frymë shprese, dhe këtë frymë e solli opozita e bashkuar me qëndrimet e saj të drejta dhe të qëndrueshme. Ne si rini na mbetët të bëhemi bashkë dhe të mbështesim kauzën e drejtë për të sotmen dhe të nesërmen tonë. Duke e parë që kjo qeveri nuk ka ndërgjegje, sepse ata me kohë e kanë vrarë ata, kemi vendosë të protestojmë në mënyrë paqësore me 17 shkurt”, tha ai.
Duke thënë se qeveria aktuale është anti-kushtetuese, kryetari i Nismës për Kosovën në Gjakovë, Fazli Hoxha tha se marrëveshja për Demarkacionin me Malin e zi dhe ajo me Serbinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duhet të anulohen meqë nuk paraqesin asnjë interes për qytetarët e Kosovës.
“Nuk duhet me kursy asgjë që me datën 17 Shkurt, edhe një herë të ia bëjme me dije Qeverisë se populli nuk duron më. Është momenti i fundit, edhe ata duhet të marrin vendim për të mirën e shtetit të Kosovës”, tha ai.
Në takimin e strukturave nga opozita në Gjakovë që për qëllim pati mobilizimin për protestën e 17 Shkurtit, u tha se do të dalin përtej vetës, për të mbrojtur Kushtetutën e vendit.
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...