Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka përkujtuar fillimin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë para 22 vitesh.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Hoxhaj thotë se NATO kreu misionin historik në pajtim me vlerat e saj si aleancë, sepse mbrojti qenien dhe të drejtën e qytetarëve të Kosovës për liri.
“Aty ku kishte filluar krimi i një regjimi, aty edhe po merrte goditjen e fundit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Aleanca e NATO-s. Sot, kujtojmë me respekt të thellë, burrat dhe gratë e kësaj aleance që u vunë në shërbim të lirisë së qytetarëve të Kosovës. Ata që ishin kreatorët e aleancës tonë të shenjtë me NATO-n dhe vlerat euro-atlantike, nuk janë me ne ta kujtojmë së bashku këtë ditë të paharrueshme për historinë e Kosovës. Nderim i përjetshëm për të gjithë kontribuuesit e lirisë së Kosovës! Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë! Faleminderit përjetë NATO-s dhe miqëve ndërkombëtarë!”, thotë ai./arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...