Policia e Kosovës sot ka mbushur plot 22 vjet që nga themelimi i saj.
Me këtë rast Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se sot është një ditë e shënuar për Republikën e Kosovës.

“Sot është një ditë e shënuar për Republikën e Kosovës. Sot kremtojmë 22 vjetorin kur për herë të parë u hapen dyert në Vushtrri për trajnimin e kadetëve të parë. Sot nderuam ata që në detyrë dhanë jetën. Dëshiroj t’ju falënderoj që përkundër sfidave të mëdha ju s’jeni lodhur për të punuar. Fatkeqësisht sot kemi 24 zyrtar policorë që kanë humbur jetën nga pandemia Covid-19”, tha Sfeçla.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti kërkoi nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës të mos e shkelin besimin e qytetarëve.
“Për dallim nga vitet e kaluar këtë vit shkaku i pandemisë, kjo festë është më e zbehtë. Puna e secilit polic është fisnik për t’i shërbyer qytetarëve. Të sigurosh jetën dhe pronën e qytetarit është detyrë e rëndësishme e me përgjegjësi. Unë ju kërkoj që mos të shkelni kurrë besimin që ju ka dhënë qytetari. Në këtë ditë ju drejtohem të rinjve që të jesh pjesëtar i policisë s’është vetëm krenari por edhe rrezikshmëri. Në këtë ditë solemne dua që nga këtu të kujtoj zyrtarët tanë policor që kanë dhënë jetën në krye të detyrës”, tha Mehmeti.
Tash pas dy dekadave, Policia e Kosovës ka plotë 9 mijë e 180 zyrtar policorë. Cermonia filloi me homazhe duke përfunduar me ndarjen e mirënjohjeve për zyrtarët e dëshmuar./arbresh.info/
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran