Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se në Kosovë aktualisht janë aktive 22 vatra zjarri.
Situata më e rënduar është në fshatin Kçiq të Vogël të Mitrovicës, ku për të kontrolluar zjarret është kërkuar ndihmë nga KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia.
Në ndihmë të operacioneve janë angazhuar njësitë e Mitrovicës Jugore dhe Veriore, Zubin Potokut, Prishtinës, Vushtrrisë, si dhe Njësia Kombëtare për Shuarjen e Zjarreve.
Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë nga Qendra Operative e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent me njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit.
Rutte: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet
Albin Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, 17 pika në rend ...
Sot përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha m...
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë