Në vitin e kaluar institucionet kanë ndarë 22.7 milionë euro për Organizatat Joqeveritare (OJQ).
Nga ministritë në vitin 2018 janë përkrahur 793 OJQ; nga komuna 123 kurse nga agjencitë e tjera 46. Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë i Zyrës së kryeministrit, Habit Hajredini, tha se në konferencën “Transparenca dhe Llogaridhënia për Fondet Publike”, ku është bërë publik raporti për mbështetjen financiare publike për organizatat joqeveritare për vitin 2018, tha se Qeveria ka vendosur rregulla dhe standarde sa i përket financimit të OJQ-ve.
“Qeveria nëpërmjet rregullores së OJQ-ve ka vendosur rregulla procedura dhe standardet për financim për një proces sa më transparent”.
“Raporti jep të dhëna të qarta për vitin 2018, Në vitin e kaluar janë përkrahur793 OJQ nga ministritë; 123 nga komunat 46 nga agjencitë e tjera, pra janë dhënë 22.7 milionë euro në vitin 2018”.“Online do të publikohen të gjitha të dhënat që qytetarët të jenë më të informuar në lidhje me këto donacione”.
“Mos ik, deputet!” – Përplasen Kollçaku dhe Zemaj në komisio...
Premier Leagues i shtohet një vend në Ligën e Kampionëve për...
Miratohet projektligji për shërbimet e pagesave, Murati: Ule...
Çfarë dihet për armëpushimin dyjavor midis SHBA-së dhe Irani...
Agon Dobruna emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë ...
Spitali i ri Rajonal në Lezhë/ Rama: Problem menaxhimi, të p...