Është vetëm 11 vjeç, por ai mban familjen.
Ditën kur bashkëmoshatarët e tij shkuan për herë të parë në shkollë dhe formuan rendin e u njoftuan me mësuesen, ai ishte pikërisht në këtë vend, ku ndodhet edhe sot.
Madje me orë të tëra sorollatet rrugëve, që në mbrëmje të ketë 5 euro në gjep.
Ndërkohë, kur shkolla për të nuk është prioritet, prindërit i qëndrojnë në shtëpi.
Fëmijët në vend, ka raste edhe kur trafikohen.
Behgjet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në një përgjigje dhënë Tribuna Channel thotë se kjo çfarë po u bëhet fëmijëve, para se gjithash është shkelje e të drejtave të njeriut.
E sipas sociologut, Ferdi Kamberi, pas këtyre fëmijëve në të shumtën e rasteve fshihet dikush.
Madje sipas tij këta fëmijë në të ardhmen do të kenë pasojë të mëdha.
Kujtojmë se sot është dita botërore e fëmijëve të pafajshëm viktima të agresionit, e cila ka për qëllim të njihet dhimbja e të gjithë fëmijëve në botë, që janë viktima të abuzimit fizik, mendor apo emocional.
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...