Në një market në Viti produktit të Serbisë i vendoset flamuri i Kosovës

12:14 | 8 Gusht 2023
Diellza Gashi

Mashtrimet e produkteve me orgjinë nga Serbia ende po vazhdojnë.

Këto prodhime po zënë një hapësirë të madhe në shportën e konsumatorëve në Kosovë, edhe pse ka pasur fushata të ndryshëm për bojkotimin e tyre.

Shumë konsumatorë janë përballur me ndryshimet e origjinës të produkteve dhe kjo ka rezultuar me pakënaqësi ndaj tyre, shkruan Arbresh.info.

Kjo po bëhet nga tregtarët për përfitime personale.

Në një market në Viti, në  njërin nga produktet nuk shihet flamuri i Serbisë ku dhe është prodhuar por flamuri i Kosovës./Arbresh.info/