Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në Strellc të Deçanit, në shënim të 20-vjetorit të vrasjes së kolonelit Tahir Zemaj.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku tha se Tahir Zemaj padyshim që ishte dhe mbetet ikonë e qëndresës politike e ushtarake kundër shtypjes e represionit serb që po i bëhej shqiptarëve të Kosovës në vazhdimësi.
“I kalitur në një familje patriotike e atdhetare, shërbimi ndaj vendit ishte një mision i paradestinuar për të. Betejat e udhëhequra nga ai, si ajo e Loxhës ndër shumë beteja të tjera me nam, u bënë shpejtë rrëfime motivi për shumë djem e vajza të Ushtrisë Çlirimtare anembanë vendit”, shkroi ai përcjell arbresh.info.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Sot, në Strellc të Deçanit, në shënim të 20 vjetorit të vrasjes së Kolonel Tahir Zemaj, të birit Enis Zemaj dhe kryetarit të Forumit të Rinisë në Deçan, Hasan Zemaj.
Tahir Zemaj padyshim që ishte dhe mbetet ikonë e qëndresës politike e ushtarake kundër shtypjes e represionit serb që po i bëhej shqiptarëve të Kosovës në vazhdimësi. I kalitur në një familje patriotike e atdhetare, shërbimi ndaj vendit ishte një mision i paradestinuar për të. Betejat e udhëhequra nga ai, si ajo e Loxhës ndër shumë beteja të tjera me nam, u bënë shpejtë rrëfime motivi për shumë djem e vajza të Ushtrisë Çlirimtare anembanë vendit.
Ushtarak me profesion, luftëtar e udhëheqës i dalluar në luftën e Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, ai u shua në kohë paqeje. Dhe ndoshta kjo përbën dhe dhimbjen e plagën më të rëndë sepse për Tahirin, Enisin e Hasanin lufta kishte përfunduar në qershorin e vitit 1999, ditën kur forcat serbe u dëbuan nga Kosova. Por, ikja e tyre në kohë paqeje, qëndron si dëshmi e një lufte të papërfunduar ndaj njerëzve të zot e patriot të mëdhenj të vendit.
Përtej një luftëtari e prijësi të madh, duhet të rikujtojmë se ai ishte një ndër njerëzit më të afërt të Presidentit historik, Ibrahim Rugova, të cilin gjithmonë e mbante për komandant Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Ai ishte njeri besnik, parimor e me vizion për të punuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Lavdi jetës dhe veprës së kolonel Tahir Zemaj, të birit Enisit dhe Hasan Zemaj!
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...