Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 20 vjetorin e çlirimit të Komunës së Vushtrrisë, shkruan arbresh.info
Në llogarinë e tij personale në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ky çlirim ka ardhur falë atyre që dhanë jetën për liri.
“Sot bëhen 20 vjet nga Çlirimi i Komunës së Vushtrrisë që erdhi si rezultat i përpjekjeve dhe heroizmit të të gjithë të rënëve për liri dhe çlirim” ka shkruar Haradinaj.
Ndër tjerash ai bëri me dije se me rastin e Ditës së Çlirimit, do të zbulohet shtatorja dhe inaugurohet sheshi që mban emrin e atdhetarit Hasan Prishtina
“Në këtë ditë të veçantë për qytetarët e Vushtrrisë, po i nderojmë të gjithë njerëzit që nuk kursyen asgjë për ta bërë lirinë dhe pavarësisë e tokave shqiptare sikurse sot duke përuruar sheshin dhe shtatoren e njërit nga figurat më të shquara që njeh historia Hasan Prishtina në Vushtrri, veprimtarit të palodhur për çështje kombëtare” ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj