20 ish-të burgosur dhe të burgosur do përfitojnë trajnime dhe pajisje të ndryshme pune nga Organizata gjermane “Help”

15:09 | 15 Maj 2023
Gita

20 persona të burgosur, por edhe atë që kanë kryer burgimin, do të kenë mundësi të përfitojnë trajnime dhe pajisje të ndryshme pune.

Krejt kjo falë organizatës gjermane “Help”, e cila do ta mbështes këtë projekt, raporton Arbresh.info.

Kjo është bërë e ditur pas takimit që zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani kishte me përfaqësuesin e Organizatës Gjermane “Help” në Kosovë, Rrezart Shala, me të cilin kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të të dyja palëve.

“Me këtë projekt, 20 ish-të dënuar dhe të dënuar, të cilët dëshirojnë të hapin ose kanë të hapur ndonjë biznes, SHKK bashkë me organizatën “Help” do ti mbështesin në formë trajnimesh dhe me pajisje për punë dhe trajnime të ndryshme. Kësaj radhe, SHKK bashkë me “Help”, do ti mbështesin të burgosurit dhe ish të burgosurit, të cilët kanë përfunduar mbajtjen e dënimin brenda institucioneve korrektues të Kosovës, me qëllim krijimin e mundësive më të mira për të qenë pjesë aktive e shoqërisë”, bën të ditur SHKK.

Po ashtu, Ministria e Drejtësisë dhe Organizata Gjermane “Help” pritët që ditëve në vijim të nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi në vlerë prej 147,000 euro me bashkëfinancim, ku “Help” do të financoi me 55%, ndërsa MD me 45 % në fuqizimin e Njësisë Ekonomike të SHKK-së, konkretisht në blerjen pajisjeve të ndryshme prodhimi, si dhe për trajnimin e të burgosurve. /Arbresh.info/