Në një konferencë për media, zëdhënësja e KEDS-it, Bleona Dallaveraj, tha se të gjithë njehsorët elektrikë të vendosur nga KEDS-i masin energjinë elektrike saktë.
Tutje tha se në rast të çdo devijimi të mundshëm të gjithë qytetarët do të kompensohen.
“Fillimisht, më lejoni t’ju siguroj që të gjithë njehsorët e vendosur nga KEDS e bëjnë matjen e energjisë elektrike me saktësi. Po ashtu, të gjithë njehsorët janë në përputhje me standardet më të larta evropiane dhe akteve ligjore e nënligjore të Republikës së Kosovës. Devijimet e vërejtura në kohë janë karakteristikë teknike e njohur e orës së njehsorëve elektrikë dhe nuk përfaqësojnë manipulim, siç është pretenduar. Kjo gjë është e sigurt dhe madje mund të vërtetohet.Ne i sigurojmë të gjithë konsumatorët e prekur nga devijimet e mundshme që dalin jashtë normës teknike, se do të kompensohen në mënyrë të plotë, qoftë ajo edhe për centin e fundit”, tha ajo.

Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...