Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se takimi në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, do të fillojë të hënën në ora 8 të mëngjesit.
Vuçiq në një intervistë për “TV Prva”, ka thënë se nuk është optimist për ndonjë dakordim në këtë takim.
“Bisedimet do të fillojnë në ora 8 të mëngjesit, do të nisem nga Beogradi në ora 4 apo 4:30, apo edhe sonte”, tha Vuçiq. “Unë do të shkojë, jo pse mendoj se mund të bëjmë ndonjë gjë, por që të mos u japim arsye që ta fajësojnë Serbinë se nuk dëshiron të marrë pjesë. Ne u thamë se ata duhet të formojnë Asociacionin në përputhje me propozimin e ekipit menaxhues të Serbisë, e jo të një organizate joqeveritare gjermane. Sepse kjo nuk po bëhet për një OJQ të Gjermanisë, por për popullin serb. Po ashtu u thamë se duhet anulohet vendimi për targat, sepse së bashku me përfaqësuesit perëndimorë kanë mashtruar opinionin se kanë të drejtë të bëjnë këtë”, tha Vuçiq.
Ndryshe, sonte në mesnatë pritet të hyjë në fuqi masa e dytë e Qeverisë, ajo e shqiptimin të gjobës prej 150 eurove për veturat me targa ilegale.
Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziun, por deri më tani s’ka marrë përgjigje./arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja