Vetëvendosje lë “vakum” në Parlament, më të “fortit” i merr në qeveri

08:20 | 12 Janar 2020
A Z

Lëvizja Vetëvendosje në legjislaturën e VI do të ketë shumë kufizime gjatë miratimit të ligjeve apo projekteve të ndryshme.

Nëse dikur kjo parti ishte nga partitë më të zëshme gjatë mbajtjeve të mbledhjeve plenare, në këtë legjislaturë kjo gjë do të ndryshojë.

Ndryshimi i pozitës e deri të figurat e reja jo vetëm në vite, por edhe në politikë, do të jenë vetëm dy nga arsyet thonë njohësit e çështjeve politike për arbresh.info.

Sipas profesorit universitar, Mazllum Baraliu, ndryshimi i pozicionit nga opozita në pozitë e ndërron edhe qëndrimin e  tyre.

Ndërsa shton së deputete e rijnë kanë punë pasi që duhet të dëshmojnë veten.

“Ndërrimi i pozicionit nga opozita në pozitë i ndërron edhe qëndrimet. Nëse ata janë në pushtet s’ka ma nevojë t’i shtyjnë gjërat, pasi që të gjitha planet dhe projektet kanë mundësi t’i përçojnë në Kuvend, dhe t’i kalojnë pasi tash janë në pushtet. Ata që janë të ri duhet të dëshmojnë vetën dhe duhet të jenë objektiv dhe i paanshëm”.

Vetëvendosje që nga ndarja ka vakum brenda saj, thotë njohësi i çështjeve politike në vende, Shkodran Ramadani, për arbresh.info.

Sipas Ramadanit, mungesa e kuadrove për t’i vendosur në dikasteret e ndryshme ka shtyrë udhëheqësit e kësaj partie që disa figura më te zëshëm t’i largoj nga Parlamenti, duke i emëruar në poste ministrore.

“Vetëvendosja dihet se pas daljes së një pjese ka lanë pak vakum, pasi s’ka shumë kuadro që mund t’i avancojë në ministri. Andaj ka shumë kufizime dhe është dashtë mi marr prej Parlamentit dhe është dashur t’i zëvendësojë me deputetë të rinj, edhe në politikë edhe në moshë. Vetëvendosja ka shumë njerëz të zëshëm, vetëm se do të kenë të vështir të formohen si figura, pasi që më shumë opozita formon si kritikues, e jo kur të jenë në pushtet”.

Kujtojmë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë publike tashmë emrat e ministrave nga radhët e kësaj partie.

Ajo çka shihet nga publikimi i emrave është vendosja e personave më të zëshëm nga kjo parti në dikasteret e ndryshme.

Mbetët të shihet se si do të prezantohet kjo parti në Kuvend, kur e dimë se shumica ulen për herë të parë në Parlament./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale