Vetaksident trafiku tek “Rruga B”, vetura përplaset në shtyllën e ndriçimit

15:32 | 9 Korrik 2020
A Z

Një vetaksident trafiku ka ndodhur në kryeqytet në “Rrugën B” rreth orës 15:00.

Vetura është përplasur në një shtyllë të ndriçimit të rrugës e cila më pas ka penguar qarkullimin e automjeteve.

Policia është paraqitur vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale