Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar disa ferma të prekura nga pandemia në Prizren.
Gjatë kësaj vizite, Veseli ka thënë se fermerët tanë kanë nevojë jo vetëm për ndihmë nga institucionet shtetërore qendrore e lokale por edhe për përkrahje nga gjithë shoqëria.
Statusi i plotë:
Vizitova një fermë pulash dhe stallë lopësh në fshatin Korishë të Prizrenit, ku bisedova me blegtorët dhe banorët për gjendjen e tyre ekonomike, si dhe dëmet që kanë pasur prej pandemisë.
Fermerët tanë kanë nevojë jo vetëm për ndihmë nga institucionet shtetërore qendrore e lokale por edhe për përkrahje nga gjithë shoqëria. Të gjithë ne duhet ta shohim si obligim moral që t’i ndihmojmë të dalin nga sitata e vështirë e tyre duke konsumuar sa më shumë prodhime vendore./arbresh.info/

Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi