Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot një pjesëtar i saj ka vrarë veten aksidentalisht derisa poligonin e gjuajtës së Policisë në fshatin Cerrnushë të Mitrovicës ishte në gjuajtje me armë zjarri në kuadër të trajnimit të rregullt periodik (ri- certifikimi).
Kështu bëhet e ditur në një njoftim për media.
“Sot rreth orës 10:28, është raportuar se në poligonin e gjuajtës së Policisë në fshatin Cerrnushë të Mitrovicës, një polic është plagosur me armë derisa ai kishte qenë në gjuajtje me armë zjarri në kuadër të trajnimit të rregullt periodik (ri- certifikimi).Polici i plagosur është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, mirëpo nga ana e personelit mjekësor është konstatuar vdekja e policit B.T.,44 vjeçar, punonjës në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...