Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhaver Tahiri, e ka mbështetur fuqishëm njërën nga viktimat e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqin – Goodman, pasi kjo e fundit tregoi për publikun gjithë ngjarjen e përjetimeve të saj.
Në reagimin e tij përmes facebook, Xhaver Tahiri tha se Vasfije Krasniqi është krenaria e Vushtrrisë dhe jo vetëm.
”Buqja (Vasfije Krasniqi) sot eshte krenaria e Vushtrrise dhe e Kosoves. Ajo, sot para gjithe botes, tregoi me guxim per perjetimet e dhunes seksuale te kryera gjate luftes se fundit nga policia serbe.
Si kryetar i Vushtrrisë si shok i femijerise, si kojshi, Buqe sot une dhe gjithe Vushtrria e Kosova, jemi me ty, ndjejme dhembjen tende por edhe jemi krenar me ty.
Liria jone nuk eshte e plote pa gjykimin e krimeve te dhunes seksuale. Buqja shume shpejte do te jete ne Hage perkrah fituesit te Nobelit per Paqe per te treguar tregimin me te dhimbshem te luftes se Kosoves. Jemi me Ju per te ju perkrahur ne cdo hap deri te arrihet drejtesia, e kriminelet te marrin denimin e merituar”./arbresh.info/
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...
Tahiri: PDK nuk do ta votojë Buxhetin 2026
Nagavci: VV mbështet Buxhetin 2026 dhe amendamentet për Pris...
Dështon rezoluta për ish-krerët e UÇK-së, deputetët maqedona...
Deputeti Zlatan Elek largohet nga Kuvendi, Nikoliq merr vend...