Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë.
Stoltenberg deklaroi se autoritetet kosovare duhet të respektojnë marrëveshjen që FSK të mos hyjë në pjesën veriore pa marrëveshje me KFOR-in.
“Kjo është diskutuar dhe e mirëpres që autoritet e Kosovës vazhdojnë të mbështetësin marrëveshjen e vitit 2018, që FSK të mos kalojë në pjesën veriore pa marrëveshjen e KFOR-it..Kjo reflekton sensitiviten e situatës dhe është mënyra më e mirë për të gjetur një balancë. Ne vazhdojmë të mbështesim zgjidhjen e një marrëveshje politike, në kuadër të dialogut Prishtinë –Beograd”, tha ai,
Gjatë konferencës, sekretari i përgjithshëm i NATO-s pohoi se marrëveshja që FSK të mos hyjë në veri, është ende valide.
“Ne kemi nënshkruar marrëveshjen me autoritetet e Kosovës dhe kjo marrëveshje për të gjitha vendet, nënshkruhet me personat që janë në pozicionet e tyre, dhe është ende valide. Dhe është përgjegjësi të zbatohet një marrëveshje që nënshkruhet”, theksoi tutje ai.
Në konferencë, Stoltenberg pohoi se NATO do të vazhdojë të punojnë me FSK-në me mandatin saj të origjinal./telegrafi/
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...