Vetëm fati e kishte shpëtuar nga vdekja Rasim Selmanaj në masakrën që ndodhi në Burgun e Dubravës 21 vjet më parë.
Koka e gjymtyrë të hequra janë vetëm disa nga pamjet rrënqethëse që Rasim Selmanaj si i mbijetuar nga masakra e burgut të Dubravës, i kujton sapo të vije 22 maji.
Për Arbresh.info ai tregon për torturën që e kishte përjetuar.
“Kur shkoj në atë vende kujtimet janë të freskëta, ka pas persona më kame e kokë të këputur më gjymtyrë të tjera të hequra. Pas masakrës ka pas prape vrasje të tjera. Ka pas gjuajtje të bumeve ka pas persona që kanë shpëtua por edhe që kanë vdekur. Ne ishim të shpërndarë nëpër pavijone, ne një mënyrë si grup u barikadum mi mbrojt të plagosurit. Ishte data 24 maj kur vendosim që të gjithë më dal dhe më u bashku të një pjesë tjetër dhe aty ishte momenti kur na kanë marr dhe na kanë transferua në burgjet e tjera të Serbisë. Ka pas trajtime të këqija pasi që ushqimi dhe sjelljet e tyre kanë qenë çnjerëzore. Të gjithë ata që kanë radhë të burgu i Dubraves kanë kaluar muaj e vite në burgjet e tjera Serbe”.
Rrëfimi i Selmanajt nuk ndalet më kaq.
Selmanaj duke folur për këtë ngjarje, tregon se fillimisht ishte në burgun e Pejës, dhe dërgimi në Dubravë ishte I planifikuar nga serbët.
“Unë jomë burgos në vitin 1998 kur ka nis lufta në Gllogjanë fillimisht kamë qenë në burgun e Pejës e pastaj në burgjet e Serbisë dhe kemi pas transferime të tjera. Momentin kur në kemi shkua në burgun e Dubravës ishte aj skenari i shtetit Serbe që të gjithë të burgosurit politik të barten në burgun e Dubravës. Në mënyrë të organizuar na kanë dërgua në burgun Dubravës ka qenë një skenar i shtetit Serbe e kanë ditë që NATO do të bombardoj dhe kanë mënua që më lanë masakrën se gjoja e ka bërë NATO përmes bombardimeve. Ndonëse kanë mungua medikamentet dhe personeli ne jemi mundu që ti ndihmojmë të plagosurit dhe të ju japim ndihmën e parë”.
E, ndonëse ajo periudhë e tmerrit ka përfunduar dhe tashmë Selamanja është në Kuvendini Kosovës si Deputete nga AAK-ja, thotë se një gjë të tillë nuk e kishte paramenduar ndërsa shpreh shqetësimin më mos ruajtjen e gjurmëve të gjenocidit në Dubravë.
“Është dobësi e shtetit të Kosovës se si gjurmët e Dubravës nuk janë ruajt si dëshmi ku Serbia ka bërë gjenocid, kur shkon aty as një gjurmë të asaj kohe nuk është pasi që janë zhduk të gjitha gjurmët. Nganjëherë çuditëm më një pjesë se si se vlerësojnë atë që ka ndodh e që është ëndërr e brezave. Kurrë se kam besua se i gjallë do ta mbërrij lirin e Kosovës” përfundon rrëfimi i Selmajat../V.selimi/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/668052990715689/
Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga...
Arteta nuk e ka të sigurt rinovimin e kontratës te Arsenali
Operacion i madh policor në Itali, kapen 1.4 ton drogë – afr...
Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prok...