Dita-ditës po shtohen ftesat për intervistim ndaj ish-krerëve dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së, por po rriten edhe kërkesat për nisjen e protestave për ta kundërshtuar punën e Gjykatës Speciale. Teksa përfaqësues të OVL-së së UÇK-së nuk e kanë përjashtuar mundësinë e protestave, edhe ish-komandantë të UÇK-së i kanë thënë “Zërit” se do ta përkrahin këtë kauzë.
Shukri Buja, ish-komandant i Zonës Operative të Neredimes, duke folur për punën e Gjykatës Speciale ka thënë se ndonëse krijimi i kësaj gjykate ishte hap i padrejtë dhe i dëmshëm për Kosovën, përsëri kjo gjykatë u ngrit mbi ligjin, që e votuan deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“Ligjin nuk e kanë miratuar as gjykatësit e as prokurorët e specializuar, por Parlamenti i Kosovës, kurse prokurorët, hetuesit dhe gjykatësit po i kryejnë detyrat e përcaktuara me ligj nga Parlamenti i Kosovës, nga deputetët që e aprovuan këtë ligj. Është i padrejtë, i dëmshëm dhe i njëanshëm, por është ligj, dhuratë e deputetëve tanë”, ka thënë Buja.
I pyetur se a do të merrte pjesë në protestat që tashmë janë paralajmëruar nga OVL i UÇK-së, Buja ka thënë se si anëtar i kësaj organizate do t’u përgjigjet vendimeve të saj konform rregullave të përcaktuara me ligjet në fuqi.
“Organizata i ka detyrat dhe obligimet e saj. Unë jam anëtar i saj dhe do t’u përgjigjem vendimeve të saj, të cilat do të jenë konform rregullave të përcaktuara me ligj dhe me Kushtetutë”, ka shtuar Buja.
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...