Një punëtor i sektorit të ndërtimit ka rënë nga lartësia e një objekti në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore.
Zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci për arbresh.info ka thënë se policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin.
“Rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, tregoi Borovci.


Shqipëria dorëzon Instrumentin e Ratifikimit për Kartën e Bo...
Katër vjetori i nisjes së luftës: Kurti pret në takim ukrain...
Komandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktimin e trupave...
Dhjetëra viktima në Brazil, rrëshqitje toke dhe përmbytje pa...
Kosovari në Zvicër nga shpejtësia shkaktoi vetaksident, mëso...
Kasami: Presidenti Bajram Begaj të shtunën do të vizitojë Te...