Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Rregullorja e re e Punës së Kuvendit, duhet të ndryshojë, pasi që sipas tyre kjo rregullore ka shumë mangësi që nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.
Hulumtuesi i (IKD), Jeton Hasani tha se, Rregullorja e Punës së Kuvendit parasheh sanksione financiare për deputetët që nuk njoftojnë për mungesa në seanca plenare apo mbledhje të komisioneve.
Ai tha se, një sanksionim i tillë është i mirëpritur, Rregullorja duhet të njohë edhe format legjitime të veprimit politik që nuk kufizohen me pjesëmarrje fizike në seancë, siç është bojkoti opozitar.
“Konform Kushtetutës, “ligjet, vendimet dhe aktet tjera miratohen nga Kuvendi me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë, përveç në rastet kur është ndryshe e përcaktuar me këtë Kushtetutë”, me kusht që në seancë të jenë prezent më shumë se gjysma e të gjithë deputetëve. Që do të thotë, Rregullorja tenton që edhe deputetët opozitarë t’i obligojë të formojnë kuorumin e nevojshëm për përmbushje të agjendave parlamentare të partive në pushtet kjo do ishte veçanërisht problematike në rastet kur kërkohet shumicë e kualifikuar për vendimmarrje, siç është rasti me zgjedhjen e Presidentit”.
Sipas tij, deputetët nuk mund dhe nuk duhet të obligohen të marrin pjesë në votim.
“Në anën tjetër, një përcaktim i tillë mund të jetë i pafavorshëm edhe për partitë në pushtet, duke qenë se edhe aktet e rëndomta parlamentare do të kërkonin shumicë të lartë për vendimmarrje që varet nga numri i deputetëve që marrin pjesë në votim. Deputetët nuk mund dhe nuk duhet të obligohen të marrin pjesë në votim. Obligimi i tyre për pjesëmarrje duhet të përmbushet thjeshtë me prezencë fizike në punime të Kuvendit”, tha Hasani.
Tutje, Gzim Shala, nga IKD tha se dispozitat e Draft-Rregullores së Punës së Kuvendit që kanë të bëjnë me konfliktin e interesit duhet të precizohen tutje.
“Rregullorja përmban edhe dispozita lidhur me konfliktin e interesit, duke përcaktuar që deputeti është i obliguar “të tërhiqet nga e drejta e votës për një çështje në seancën plenare dhe në mbledhje të komisionit, kur vendimi mund të rezultojë në përfitime personale për të apo për të afërmit e tij”, tha ai. /arbresh.info/
Presidenti shqiptar uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si k...
Presidentes i dorëzohet emri i Albin Kurtit si mandatar për ...
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...
“Qëndroni në ambientet e Kuvendit, sot votohet Qeveria...