Rasim Selmanaj rrëfen tmerrin e masakrës në Burgun e Dubravës

09:01 | 21 Maj 2020
V. S.

Vetëm fati e kishte shpëtuar nga vdekja Rasim Selmanaj në masakrën që ndodhi në Burgun e Dubravës 21 vjet më parë.

Koka e gjymtyrë të hequra janë vetëm disa nga pamjet rrënqethëse që Rasim Selmanaj si i mbijetuar nga masakra e burgut të Dubravës, i kujton sapo të vije 22 maji.

Për Arbresh.info ai tregon për torturën që e kishte përjetuar.

“Kur shkoj në atë vende kujtimet janë të freskëta, ka pas persona më kame e kokë të këputur më gjymtyrë të tjera të hequra. Pas masakrës ka pas prape vrasje të tjera. Ka pas gjuajtje të bumeve ka pas persona që kanë shpëtua por edhe që kanë vdekur. Ne ishim të shpërndarë nëpër pavijone, ne një mënyrë si grup u barikadum mi mbrojt të plagosurit. Ishte data 24 maj kur vendosim që të gjithë më dal dhe më u bashku të një pjesë tjetër dhe aty ishte momenti kur na kanë marr dhe na kanë transferua në burgjet e tjera të Serbisë. Ka pas trajtime të këqija pasi që ushqimi dhe sjelljet e tyre kanë qenë çnjerëzore. Të gjithë ata që kanë radhë të burgu i Dubraves kanë kaluar muaj e vite në burgjet e tjera Serbe”.

Rrëfimi i Selmanajt nuk ndalet më kaq.

Për krejt këtë gjenocide siç e quan Selmanaj, shteti serbë kishte filluar përgatitjet ditë më parë.

“ Kur kanë fillua bombardimet unë kamë qenë në burgun  Nishit i vetmuam dhe ka qenë një ndjen e jashtëzakonshme. Atë shqetësimin se çka do të ndodh më ne ishte në plan të dytë pasi që u bindem se përfundimisht do të kemi pavarësinë pasi po na përkrah NATO.

Ishte koha e bombardimeve që forcat Serbe kishin marr vendim më na dërgua në burgun  Dubravës. Në momentin kur u bombardua një nga pavijonet në Dubravës janë vra 3 shqiptarë që kane qenë të burgosur.

Ne jemi organizua të burgosurit dhe i kemi thye dyert e hekurit dhe kemi dal jashtë. Deri më datën 24 maj kur na kanë tërjek  nga burgu i Dubravës çdo ditë ka pas vrasje”.

“Unë kam qëndruar nga 30 prilli deri më 24 maj në burgun  Dubravës. Në fillim në këtë burg nuk ka pas të burgosurit por që para se më ndodh masakra shteti serbë e ka mbush më të burgosur në ditën kur ka ndodh masakra thuhet që kanë qenë afro 1000 të burgosur.

“Mbushja e burgut ishte i qëllimshëm nga shteti serbë. Unë e kamë thënë se mjafton vetëm masakra e burgut të Dubravës që Serbia mu padit për gjenocide”

“Në momentin kur ka ndodh masakra në 21 maj ne kemi qenë tonë kohën në fushën e burgut dhe se kemi dit se çka do të ndodh. Forcat Serbe gjatë gjithë natës janë përgatit më armatim që më ndodh masakra në mëngjes. I dëgjonim përtej murit por nuk i shifshim se çka po ndodh. Ka qenë data 22 maj kur një prej gardianëve më një megafon del dhe na thotë se bashkoni këtu se po ju transferojmë në burgje tjera më arsyen se kinse s’ka kushte këtu më qëndrua. Në filluam më u grumbulli dhe kur u bashkuam në atë moment ka ndodh të shtëna armesh dhe për 5 minuta janë vrare 100 dhe qindra të tjerë janë plagosur”.

Selmanaj duke folur për këtë ngjarje, tregon se fillimisht ishte në burgun e Pejës, dhe dërgimi në Dubravë ishte I planifikuar nga serbët.

 

“Unë jomë burgos në vitin 1998 kur ka nis lufta në Gllogjanë fillimisht kamë qenë në burgun e Pejës e pastaj në burgjet e Serbisë dhe kemi pas transferime të tjera. Momentin kur në kemi shkua në burgun e Dubravës ishte aj skenari i shtetit Serbe që të gjithë të burgosurit politik të barten në burgun e Dubravës. Në mënyrë të organizuar na kanë dërgua në burgun  Dubravës ka qenë një skenar i shtetit Serbe e kanë ditë që NATO do të bombardoj dhe kanë mënua që më lanë masakrën se gjoja e ka bërë NATO përmes bombardimeve. Ndonëse kanë mungua medikamentet dhe personeli ne jemi mundu  që ti ndihmojmë të plagosurit dhe të ju japim ndihmën e parë”.

E, ndonëse ajo periudhë e tmerrit ka përfunduar dhe tashmë Selamanja është në Kuvendini  Kosovës si Deputete nga AAK-ja, thotë se një gjë të tillë nuk e kishte paramenduar ndërsa shpreh shqetësimin më mos ruajtjen e gjurmëve të gjenocidit në Dubravë.

“Është dobësi e shtetit të Kosovës se si gjurmët e Dubravës nuk janë ruajt si dëshmi ku Serbia ka bërë gjenocid, kur shkon aty as një gjurmë të asaj kohe nuk është pasi që janë zhduk të gjitha gjurmët. Nganjëherë çuditëm më një pjesë se si se vlerësojnë atë që ka ndodh e që është ëndërr e brezave. Kurrë se kam besua se i gjallë do ta mbërrij lirin e Kosovës” përfundon rrëfimi i Selmajat../V.selimi/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/668052990715689/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale