Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës që ka mbajtur sot ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.
Hoti në konferencë për media tha se, po i jep një shancë dialogut dhe pret edhe nga Serbia t’i heqin të gjitha pengesat dhe të rifillojë dialogu.
“Sot në ditën e dytë të punës kemi miratuar rregullorën e organizimit të qeverisë në përputhje me Kuvendin e Kosovës. Sot kemi marrë vendim për heqjen e pengesave për dialogun. Ne presim të njëjtën gjë edhe nga pala serbe t’i heqin të gjitha pengesat dhe të rifillojmë dialogun.”, tha kryeministri Hoti
Ndërsa, Kundër këtij vendimi kanë votuar ministrat e AAK-së./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/265971287948324/
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Verm...
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...
Limi harron Albën, publikon foton e Armelës, ish-banore e “B...
PDK mobilizon strukturat për marshin “Drejtësi, jo politikë!...
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës