Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore nga një aksident që ka ndodhur në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës në këtë aksident që ka ndodhur rreth orës 22:00, janë përfshirë tri vetura.
“Sot rreth orës 22:00, në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve.
Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka njoftuar zëdhënësja Flora Ahmeti./arbresh.info/
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...
Australia emëron për herë të parë një grua në krye të ushtri...
Haradinaj: Gjatë përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, rajo...
Përfundon armëpushimi për Pashkët/ Rusia dhe Ukraina rinisin...
Real Madridi merr lajmin e madh, Kylian Mbappe rikthehet në ...