Përfaqësues të SBASHK-ut takohen me Nagavcin, bisedojnë për ngritjen e cilësisë në arsim

16:37 | 26 Mars 2021

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, është takuar me kryetarin e Sindikaës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës, Rrahman Jasharaj.

Në njoftimin e dërguar nga SBASHK-u thuhet se Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, e kanë përgëzuar Nagavcin për detyrën dhe i kanë shprehur përkrahje për angazhimet në shërbim të arsimit.

Nagavci ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për vizitën dhe përgëzimet, ka shpalosur shkurtimisht planin e angazhimeve dhe është shprehur e gatshme për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit, ngritjes së vazhdueshme të cilësisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve të punës në institucionet arsimore.

SBASHK–u i premtoi mbështetje në këto angazhime dhe u zotua se do ta japin kontributin maksimal në kuadër të kompetencave që ka.

Të dy palët u pajtuan që në takimin e radhës të bashkëbisedojnë për çështje konkrete dhe të angazhohen bashkërisht për realizimin e tyre.

Lajmet më të lexuara