Kryeministri Kurti mbrëmë në një intervistë ka thënë se nëse opozita është për rrëzimin e Qeverisë, ai do të ndihmojë këtë proces me votat e Vetëvendosjes.
PDK ka qenë partia e parë që ka kërkuar shkuarjen në zgjedhje.
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë për Indeksonline se do të votoj pro rrëzimit të qeverisë, nëse vota e tij nuk do t’i shkaktoj ndonjë dhembje Kosovës.
“Sigurisht që vota ime do të jetë pro, nëse nuk do t’i shkaktojë ndonjë dhembje Kosovës. Të gjithë e dinë se jam munduar të mos shkaktoj ndonjë traumë politike për proceset në Kosovë. Kjo qeveri e ka sjellur Kosovën në një pozitë të paprecedentë dhe meriton dënimin e merituar. Gjithmonë kam shpreuar se do t’i kthehet realitetit, gjë që nuk ndodhi për më shumë se tre vite” ka thënë Pacolli.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...