Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se niset me shpresë drejt Brukselit për Samitin e Bashkimit Evropian, ku pritet që të futet në rend të ditës çështja e liberalizimit të vizave.
Në një intervistë për mediumin holandez, NRC.nl, ajo ka thënë megjithatë se nuk pret shumë për këtë pikë.
“Unë çdo herë shkoj me shpresë, por pa shumë pritje. Le të shpresojmë se nuk do të ketë një zhgënjim të radhës”.
“Njerëzit nga Ukraina, Gjeorgjia dhe shtete të ndryshme të Amerikës Latine lejohet që të udhëtojnë lirshëm. Por unë – e vetmja – kam nevojë për vizë për ta përcjell samitin në Bruksel”, është shprehur Osmani.
“Është padrejtësi e madhe, diskriminim për një popull”.
Më tej ajo ka folur edhe për procesin e anëtarësimit në BE.
“Ne jemi gati dhe e meritojmë” ka thënë ajo. “Ne kemi kryer detyrat”, shprehet ajo duke iu referuar raporteve ndërkombëtare në të cilat shënohet përparimi mbi demokracinë, lirinë e medias dhe të të drejtave të njeriut./arbresh.info/
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...