Sokol Halili pas gati dy ditësh të plota në arrati si i dyshuar për vrasjen makabre ndaj ish bashkëshortes së tij, Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë në javën e 41-të, sot ka kryer vetëvrasje.
Por përkundër që lajmi për vetëvrasjen e tij është top lajmi i ditës, Prokuroria Themelore në Prishtinë siç duket nuk është e informuar fare, teksa njofton se janë ndërmarrë veprime për kapjen e Halilit.
Rreth dy orë pas vetëvrasjes së 31-vjeçarit, në orën 15:29 në adresën e redaksisë së Sinjalit ka ardhur një komunikatë për media, përmes së cilës Prokuroria njofton se “janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sigurimin e provave dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë, si dhe me të pranuar informatën lidhur me rastin prokurori kujdestar menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes së bashku me gjitha njësitet relevante policore”.
Në fund të njoftimit, thuhet se Prokuroria po trajton këtë rast me seriozitetin më të lartë.
“Andaj, sigurojmë opinionin publik se ky rast është duke u trajtuar me seriozitetin më të lartë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/

Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit