Një status që kritikoi shpenzimet e deputetëve për karburant dhe paraqitja e problemit të mos pagesës së shtesave dhe shujtave për Policinë e Kosovës përmes një postimi në Facebook, i kushtoi me suspendim nga puna policit, Amir Hoxha.
Suspendimi treditor i policit Hoxha ngjalli reagime të mëdha në vend.
Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Drizan Shala për arbresh.info tha se ky rast është trajtuar si veprim politikë.
“Një veprim i tillë është trajtuar si veprim politikë dhe ku dihet që zyrtarët politik nuk mund të prononcohen dhe të marrin anime politike”, tha Shala.
Tutje Shala tha se suspendimi i policit në fjalë është me vend në aspektin administrativë.
“Në aspektin administrativë vendimi i tillë është korrekt”, deklaroi Shala.
Në anën tjetër edhe njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi tha se polici në fjalë nuk ka folur në vetën e parë por ka përfshirë Policinë e Kosovës, dhe krahasimi i tij nuk ka qenë adekuat me rastin për të cilin ai ka reaguar.
“Për policinë në fjalë është një tentativë e drejtpërdrejt për të cenuar të drejtën e qytetarëve për të dhënë mendimet e tij. Ai ka deklaruar si qytetarë dhe njëkohësisht nuk ka folur për vetën por ka folur për të gjithë policinë e Kosovës për një çështje e cila është e rregulluar me ligj dhe ka bërë një krahasim i cili nuk është i sanksionuar me kodin penal apo me rregulloren e policisë së Kosovës”, tha Elezi për arbresh.info
Lidhur me ketë çështje arbresh.info ka tentuar të kontaktojë edhe me Sindikatën e Policisë së Kosovës, e po ashtu edhe me Policin e Kosovës, por nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje, por vetëm pas disa orëve duke reaguar përmes komunikatave për medie.
Ndërsa, reagimi i parë ishte nga Inspektorati Policor i Kosovës lidhur me suspendimin prej tri ditësh të zyrtarit policor Amir Hoxha, ku kanë thënë se nuk janë duke e trajtuar këtë rast dhe se nuk kanë bërë ndonjë rekomandim për suspendimin e tij.
Sipas IPK-së, Hoxha është suspenduar nga Policia e Kosovës.
Kujtojmë se, reagimi i policit tashmë të suspenduar Amir Hoxha erdhi pas publikimit të shifrave enorme të harxhimeve të deputeteve të Kosovës për karburante, ku Hoxha kishte kritikuar veprimet e tyre dhe më këtë po u bëhej e padrejtë policëve, ku vuri në pah edhe mos pagesën e shujtave për policët.
Vetë Hoxha bëri të ditur suspendimin e tij në rrjetin e tij social Facebook.
“Sapo mora njoftimin për suspendim të përkohshëm timin në afat prej tre ditësh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 në lidhje me pakënaqësinë time për mos-pagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë”, kishte shkruar Hoxha./F.B/arbresh.info/
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu