Një paciente me COVID19 vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

09:31 | 30 Prill 2020
A Z

Në Klinikën Infektive momentalisht janë të shtrirë 33 persona me Covid-19.

Ndërsa,  është duke u trajtuar një paciente në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive./arbresh.info/

Raporti:

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 30.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 33 raste me Covid -19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 të hospitalizuar në Klinikën Infektive është si vijon;

27 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.

Sot, nga klinika do të lirohen 2 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 5 pacientë Covid -19 pozitiv lirohen në gjendje të mirë shëndetësore.

Raport i hartuar nga dr. Sadie Namani, specialiste-infektologe.

Shpërndaje në rrjete sociale