Për nder të festës së Flamurit, 28 Nëntorit në vend do të mbahen një serë aktivitetesh.
I pari që do të filloj më homazhe në Prekaz e pastaj edhe në vendet e tjera është Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e Presidentja Vjosa Osmani.
Ngjarjet:
Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij dhe presidenten e Vjosa Osmani, bëjnë homazhe dhe vendosin lule te varrezat e dëshmorëve dhe te shtatoret e personaliteteve historike.
Aktivitetet
09:00 – Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz
10:00 – Shtatorja e Ismail Qemalit, Prishtinë
10:20 – Shtatorja e Zahir Pajazitit, Prishtinë
09:00
Komuna e Rahovecit organizon një sërë aktivitetesh për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Agjenda:
09:00 – Ngritja e flamurit kombëtar te Kompleksi memorial në Gradish
09:40 – Ngritja e flamurit kombëtar te Kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit”
10:20 – Ngritja e flamurit kombëtar te Kulla e Heronjve në Opterushë
10:40 – Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Rahovec
11:00 – Programi festiv (Shkolla e muzikës “Vihuela”, Rahovec)
12:00 – Turnir në futboll të vogël (Palestra Sportive “Mizahir Isma”)
16:00 – Finalja në futboll të vogël (Palestra Sportive “Mizahir Isma”)
13:00
Partia Socialdemokrate mban një aktivitet, duke organizuar simbolikisht referendum paqësor për bashkim me Shqipërinë. (Para Teatrit Kombëtar)
13:30
Mbahet ceremonia e varrimit të dy nxënësve që u vranë në Gllogjan të Deçanit. (Varrezat e fshatit Gllogjan)/arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...