Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet ceremoni memoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës.
Në njoftimin e policisë thuhet se në këtë ceremoni, pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës.
Njoftimi:
Me rastin e shënimit të ditës mermoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës, me datë 26.07.2022 do të organizohet ceremoni memoriale në të cilën do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, korri diplomatik, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të policëve/heronjve të rënë në kryerje të detyrës, andaj ftojmë qytetarët dhe mediat të përcjellin këtë ceremoni përkujtimore.
Në vijim keni informacionet shtesë dhe agjendën për këtë ceremoni përkujtimore.
AGJENDA – 26.07.2022
11:00 – VENDOSJA E KURORAVE
Lapidarët e heronjve-Drejtoria e Përgjithshme e PK-së.
Marrin pjesë personalitetet dhe gazetarët.
11:10 – HAPJA E CEREMONISË MEMORIALE
Rr. “Luan Haradinaj – Stacioni policor “Qendra”– Prishtinë.
Marrin pjesë të gjithë të ftuarit dhe qytetarët.
11:15 – FJALIMET
11:30 – PARAKALIMI I GARDËS DHE NJËSITEVE POLICORE
12:00 – PËRFUNDIMI/arbresh.info/
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...
Muriqi kërkon ta vazhdojë formën e shkëlqyer edhe ndaj Barce...
Vuçiq: I di detajet që Prishtina, Zagrebi e Tirana i mendojn...
Vizita në Emirate, Osmani ndanë pamje teksa fluturon me heli...
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...