Është miratuar Udhëzimi Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2025/26.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Ky udhëzim përcakton datat e fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në të gjitha institucionet publike dhe private, duke përfshirë nivelet e ndryshme të arsimit: nga institucionet parashkollore, shkollat fillore, klasat parafillore, shkollat e mesme të ulëta dhe të larta, deri te qendrat burimore për mësim dhe këshillim. Po ashtu, përcakton pushimet vjeshtore, dimërore, pranverore dhe festat zyrtare, duke siguruar kështu një kalendar të qartë dhe të strukturuar për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit” shkroi Nagavci.
Kështu, viti shkollor do të fillojë më 1 shtator dhe do të përmbyllet më 19 qershor.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...