Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dalë me një mesazh për nënat gji dhënëse, duke u ka kërkuar atyre që të vaksinohen kundër COVID-19.
Haxhiu ka thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë konstatuar se vaksinimi i nënave gjidhënëse nuk shkakton asnjë problem te to apo foshnja
Mesazhi i plotë i saj:
Para një muaji jam bërë nënë për herë të tretë. Ndërsa para një jave jam vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Kanë konstatuar se vaksinimi i nënave gjidhënëse nuk shkakton asnjë problem tek nëna apo foshnja, andaj përmes këtij mesazhi si nënë gjidhënëse ju drejtohej dhe ju bëj thirrje të gjitha nënave që kanë dyshime se a duhet të vaksinohen apo jo. Vaksinohuni sa më parë! Shëndeti individual i secilit është garantues për shëndetin publik të të gjithëve. Le të kontribuojmë bashkërisht, për një shoqëri të shëndetshme”, ka thënë ajo.
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...
Niko Peleshi: Pavarësia e Kosovës, akt historik për kombin s...
Macron uron Osmanin, kërkon që marrëveshjet e Brukselit dhe ...
Ylber Ramadani realizon gol të bukur ndaj Cagliarit
Legjenda e Romës, Francesco Totti pranë rikthimit në klub me...
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...