Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, k treguar për takimet që i ka pasur në margjinat e samitit të Krans Montanës në Zvicër.
Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka shkruar se krye temë e këtyre takimeve ka qenë anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL.
Postimi i plotë:
Në margjinat e samitit të Krans Montanës në Zvicër, pata mundësinë të zhvilloj një numër të madh takimesh me përfaqësues të ndryshëm nga vendet e botës.
Kryetema e takimeve të mija natyrisht ishte nevoja e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. U shpjegova arsyet e shumta pse është jashtëzakonisht e rëndësishme pranimi i vendit tonë në këtë organizatë.
Arsyeja kryesore natyrisht është siguria, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.
Çdo ditë e më tepër po rritët mbështetja ndërkombētare për këtë kauzë.
Poashtu me Presidentin e Forumit, Crans Montana, biseduam për mundësinë që sesioni i ardhshëm, që do të jetë në qërshor, të mbahet në Prishtinë./arbresh.info/



Mbledhje komemorative për këngëtarin Shemsi Krasniqi – Shemi
Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë
Nëna e Shpat Kasapit me mesazh prekës: Na lini ta përjetojmë...
Dy vetura të EULEX-it u aksidentuan në Zveçan, një i lënduar
Një pjesë e Hajvalisë pa energji elektrike, banorët thonë se...
Tentoi të arratiset nga stacioni policor në Rahovec, kapet d...