Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka diskutuar për procesin e verifikimit të aplikacioneve të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.
Të ftuar në këtë komision ishin përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës.

Kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës në Kosovë, Leonora Selmani, ka theksuar se nga 2 mijë e 83 aplikime, 1650 prej tyre janë pranuar.
“Nga momenti i themelimit të Komisionit janë 2 mijë e 83 raste, të aprovuara janë 1650. Në pritje për intervistë janë 40, 50 të tjera janë ende të patrajtuara. Nga këto aplikime 316 prej tyre janë refuzuara”, ka theksuar Selmani./rtk

Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?