Memli Krasniqi,nga radhët e PDK në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës tha se, kjo qeveri e ka nisur mbrapsht.
“Kjo qeveri e ka nisur mbrapsht, i kisha ftuar koleget që kane krijua qeverinë e re që kur të mblidhet kuvendi me qëndru. Sot jemi mbledh për temën e komisionit, ne kemi pasur diskutime në kryesi dhe kemi qenë shumë korrekt dhe kemi kërkuar me u mbajt kjo seancë. Sot këtu po i shohim do siklete të deputetëve, po më dhimben që sot edhe të ardhmen kanë me qenë tu i kundërshtu vendimet e kundërligjshme”.
Krasinqi tha se, 1000 testet e ardhura nga Serbia nuk ka qenë në dijeni as instituti i shëndetësisë.
“Keni pru 1000 teste për të cilat nuk e ka dit as instituti i shëndetësisë, të cilat ato kanë ardhur në gepek, dhe i kanë pranuar zyrtarët e Kosovës, e vetmja here këto 20 vjet është mburrë qeveria për turp. Ato teste s’jan përdorë. Çka pe falënderoni ju Naser Ramadanin ju e keni shkarkuar Naser Ramadanin në bordin ku ka qenë kryesus. Fati në fatkeqësi që ka qellu pandemi se e kishi shkarkuar edhe në Institut, pse po manipuloni”.
Gjithashtu tha se, në fillim të pandemisë kanë qenë 60 mijë maska.
60 mijë maska i keni pas në SHSKUK në fillim të pandemisë, çka i ka vyejte Arben Vitis me ble hala për çka, por këtë komisioni hetimorë ka me shpjegu./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/959442731141300/
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...
Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime...
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025