Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit

10:02 | 19 Korrik 2021
A Z

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për të diskutuar rreth përgatitjeve për seanc plenare.

Kryesia do të mblidhet në ora 14:00.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

Përgatitjet për Seancë plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA

2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-011 ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-012 për Odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-007 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme.

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë,

12. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme