Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka dalë nga objekti i komunës. Ai është parë në sheshin e Mitrovicës gjatë së enjtes.
Ai ka qëndruar në objektin e komunës që nga 29 maji, kur nën përcjelljen e Policisë së Kosovës ishte vendosur aty pasi e kishte fituar mandatin në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, e të cilat u bojkotuan në masë të madhe nga qytetarët e komunitetit serb.
Në një intervistë dy muaj më parë, Lulzim Hetemi kishte thënë se ditën kur hyri në objektin e kësaj komune nuk do ta harrojë kurrë dhe se ajo ishte ndër ditët e tij më të lumtura.
“Nuk kam ardhur për të qëndruar gjatë tërë kohës në komunë, por rrethanat ishin të tilla, pasi kishim protesta të dhunshme të serbëve dhe nuk kemi mundur të lëvizim as natën e as ditën”, kishte thënë Hetemi në atë intervistë.

Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi