Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Mirsollav Lajçak, ka thënë se Bashkimi Evropian tashmë e ka bërë të qartë që taksa e vendosur nga Kosova për produktet me origjinë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina, duhet të hiqet menjëherë.
Ai gjithashtu ka folur edhe për nismën e transformimit të FSK-së në Ushtri, duke thënë se Kosova nuk e ka mbështetjen e aleatëve të saj për këtë.
“ Në radhë të parë për taksën, Federica Mogherini dhe Johanes Hahn e kanë bërë të qartë që ai vendim duhet të tërhiqet, sepse nuk ka asnjë bazë”, ka thënë Lajcak për mediumin sllovak ‘SME’, transmeton Gazeta Express.
Lajçak për formimin e Ushtrisë ka thënë se Prishtina duhet ta ketë mbështetjen e aleatëve.
“Pozicioni i BE-së është i qartë që ushtria të bëhet në koordinim me institucionet dhe Kushtetutën, ata kanë thënë se duhet edhe mbështetje ndërkombëtare, gjë të cilën për momentin nuk e ka Kosova”, ka thënë ministri i jashtëm sllovak.
Sllovakia është njëra nga pesë vendet e BE-së, e cila vazhdon të mos e njohë Republikën e Kosovës si shtet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërkohë kanë dalë hapur në mbështetje të krijimit të Ushtrisë së Kosovës. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se krijimi i ushtrisë është hap pozitiv për Kosovën./GazetaExpress/
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot